Dokumentimi

Lexoni raportet me një shikim

Raportet janë bërë për pronarin, jo vetëm për kontabilistin. Nëse një numër ju duket i çuditshëm, e hapni dhe shihni prej cilit dokument vjen.

Tre numrat që i shikoni çdo ditë

  • Paratë që i keni tani, në kesh dhe në bankë.
  • Paratë që jua kanë borxh: faturat e lëshuara që s'janë paguar ende.
  • Paratë që duhet t'i paguani: furnitorët dhe tatimet që vijnë.

I katërti është fitimi. Ai varet nga periudha, prandaj shikojeni për muaj, jo për ditë.

Çka do të thotë në kohë reale

Raporti llogaritet në momentin kur e hapni, me krejt çka është regjistruar deri atëherë. S'keni pse të prisni fundin e muajit.

Raporti është i saktë aq sa janë të plota të dhënat. Nëse keni fatura furnitorësh që s'i keni fotografuar ende, ato shpenzime nuk janë në raport.

Nuk e gjetët atë që kërkoni? Na shkruani te contact@zen365.ai.