Një platformë për gjithë biznesin.

POS-i, faturat, klientët, stoqet dhe paratë, të lidhura me njëra-tjetrën. Çdo shitje e shihni nga telefoni, tableti ose kompjuteri.

PaneliKontabilit…InventarëtDokumen…AIRaportetTatimetPagaTabelatKonfigurimiKërko…⌘KDDora Sh.p.k.10CO01.10.2026 → 31.12.202601.10.2026 – 31.12.2026VitiTremujoriMuajiTë hyrat nga shitja€3,809+22.2% nga tremujori i kaluarFitimi neto€1,535−28% nga tremujori i kaluarShpenzimet€1,683+2.8% nga tremujori i kaluarBankat dhe arkat€8,321Të hyrat nga shitja€3,809020040060080001.1006.1010.1013.1016.1017.1003.1106.1110.1111.1112.1114.1125.1101.1204.1207.1210.1216.12ShpenzimetSipas kategorisë€1,683Shpenzimet e pagave bruto €1,404Shpenzimet e qirasë €100Shpenzimet e kontributeve pensionale €70Shpenzimet e këshillimit €50Shpenzimet e zyrës €32Fitimi neto€1,5359004500−450−90006.1010.1014.1017.1030.1003.1105.1107.1111.1114.1125.1127.1101.1203.1205.1207.1216.12Bankat dhe arkat€1,7421.8k1.35k900450006.1010.1014.1017.1030.1003.1105.1107.1111.1114.1125.1127.1101.1203.1205.1207.1216.12Llogaritë e arkëtueshme€22,097220 të hapura220 të vonuara · €22,097Llogaritë e pagueshme€2,66961 faturaTVSH për t'u paguar€175Periudha: 12/2026

Shitjet dhe faturat

Faturë nga kudo, brenda disa sekondave.

Lëshoni faturë ose profaturë nga kompjuteri ose telefoni. Klienti e pranon faturën me email, menjëherë.

  • Faturë e re nga telefoni, me klientin dhe produktet / shërbimet që shisni.
  • Profaturat kthehen në faturë pa i rishkruar.
  • Faturat që klientët s'i kanë paguar ende ju shfaqen menjëherë.
Zen365 POS në tablet: shitja e përfunduar, kusuri dhe kuponi fiskal i printuar
Zen365 POS në telefon: shporta me artikujt, TVSH-në dhe butonin Paguaj

POS-i

Shitje e shpejtë, me kupon fiskal në çast.

Zen365 POS punon në çdo pajisje. Secila shitje lëshon kuponin fiskal, zbret stoqet dhe regjistrohet menjëherë në kontabilitet.

  • Kuponi fiskal përmes SEF-it, pa pasur nevojë të blini arkë fiskale, vetëm me një printer të thjeshtë termik.
  • Stafi i pakufizuar, secili me qasjen e vet.
  • Punon edhe kur nuk ka internet (offline).
Zen365 në telefon: faturat e paguara, në afat dhe të vonuara

Klientët

Shikoni kush ju ka borxh, pa hapur asnjë dokument.

Çdo klient me historikun e vet: çfarë ka blerë, çfarë ka paguar dhe çfarë ka mbetur borxh. Faturat e vonuara ju shfaqen menjëherë.

  • Historiku i çdo klienti: çfarë ka blerë dhe çfarë ka paguar.
  • Borxhet sipas klientit, me afatin e pagesës.
  • Faturat dhe profaturat i dërgoni me email, direkt nga Zen365.
Zen365 POS në tablet: produktet me foto dhe stoku i secilit

Produktet dhe stoqet

Stoqet që ju lajmërojnë para se të mbarojnë.

E njëjta listë produktesh te POS-i, në sistem dhe në telefon. Stoqet zbresin me çdo shitje dhe rriten me çdo blerje, në secilin lokacion.

  • Stoqet zbresin me çdo shitje dhe rriten me çdo blerje.
  • Alarm kur një artikull po mbaron ose nuk po shitet.
  • E njëjta listë produktesh te POS-i dhe në platformë.

Blerjet dhe shpenzimet

Shpenzimet, me një fotografi.

Fotografoni faturën. Zen365 e lexon, njeh furnitorin, datën, shumën dhe TVSH-në, dhe ju vetëm konfirmoni.

  • Fotografoni faturën, Zen365 e lexon dhe e plotëson vetë.
  • Furnitorët, çmimet e blerjes dhe sa keni për t'u paguar.
  • Shpenzimet sipas kategorisë, pa i zgjedhur manualisht.
Paneli i Zen365 në telefon: të hyrat, shpenzimet, bankat dhe grafiku i muajit

Paratë dhe raportet

Sa fituat, sot, jo në fund të vitit.

Të hyrat, shpenzimet, paratë në bankë dhe fitimi i muajit, në një ekran. Pagesat në bankë lidhen vetë me faturat.

  • Pagesat në bankë lidhen vetë me faturat përkatëse.
  • Fitimi i muajit dhe i vitit, në kohë reale.
  • Shitjet sipas ditës, produktit, POS-it ose lokacionit.

Ekipi dhe kontabilisti

Secili njoftohet me atë që i duhet.

Përdorues pa limit, secili me rolin e vet. Kontabilisti juaj ka qasje falas në shitjet, blerjet dhe dokumentet, të regjistruara në kohë reale.

  • Kamarieri sheh POS-in, shitësi faturat, pronari gjithçka.
  • Kontabilisti juaj ka qasje falas në të dhënat e biznesit.
  • Çdo veprim mbetet i regjistruar, me historinë e ndryshimeve.
Zen365 AI lexon një faturë të bashkëngjitur, e regjistron dhe përgjigjet se kush ka borxh dhe çfarë mungon në stok
Zen365 AI në telefon, me pyetje si Sa fitova këtë muaj

Zen365 AI

Pyesni biznesin tuaj si të pyesnit një njeri.

Sa fitova këtë muaj? Kush më ka borxh? Zen365 AI përgjigjet nga të dhënat tuaja dhe përgatit faturën ose raportin që ju duhet.

  • Sa shita sot? Kush më ka borxh? Çfarë po mbaron?
  • Përgatit faturën ose raportin, ju e aprovoni.
  • Lidhet edhe me ChatGPT ose Claude, nëse i përdorni.

POS-i 9€. Komplet Platforma 39€.

Paketa Platforma përfshin POS-in e parë me SEF dhe Zen365 Mobile, dhe qasja për kontabilistin është falas. Me TVSH, pa instalim dhe pa obligim afatgjatë.

Pyetjet e shpeshta

Jo. Mund të filloni vetëm me POS-in dhe të shtoni pjesën tjetër kur t'ju duhet. Të dhënat mbeten në të njëjtin vend, ndaj nuk ka asgjë për të bartur më vonë.

Po. Zen365 hapet në çdo kompjuter, dhe ka aplikacion për Android dhe iPhone. Ajo që bëni në njërën pajisje shihet menjëherë në të tjerat.

Kontabilisti merr qasje falas në të dhënat e biznesit: shitjet, blerjet, dokumentet dhe tatimet, të përditësuara në kohë reale. Të dhënat mund t'i eksportojë kur i duhen për punën e vet dhe për deklarimet në ATK.