POS-i, zgjidhje për çdo biznes.
Shitni nga telefoni, tableti ose kompjuteri, me kupon fiskal për çdo shitje.


I njëjti POS, në çdo ekran
Produktet i keni sipas kategorive, me ngjyra që i gjeni me një shikim. Shporta e llogarit TVSH-në për secilin artikull, ndërsa klienti paguan me kesh ose me kartë. Në tablet mbi tavolinë, ose në telefon kur lëvizni nëpër lokal.
- Produktin e kërkoni me emër ose e skanoni me barkod.
- Produkte me norma të ndryshme të TVSH-së, në të njëjtin kupon, të ndara saktë.
- Kuponin e printoni ose ia dërgoni klientit me email.


Onboarding: ju ndihmojmë në hapat e parë
Ju ndihmojmë të zgjidhni pajisjet që ju duhen, e konfigurojmë POS-in me produktet dhe çmimet tuaja, dhe jemi aty sa herë që keni nevojë.
- Ju ndihmojmë të zgjidhni pajisjen dhe printerin e duhur.
- Produktet dhe çmimet tuaja i regjistrojmë para se të filloni.
- Mbështetje nga ekipi ynë, kur t'ju duhet.
Pyetjet e shpeshta
9€ në muaj për POS-in (çmimi me TVSH), me staf të palimituar. Nëse doni edhe faturat, klientët dhe blerjet nga furnitorët, paketa Faturimi kushton 19€ në muaj, me POS-in brenda. Nëse doni edhe Zen365 AI dhe aplikacionin Mobile, paketa Platforma kushton 39€ në muaj.
Jo. Zen365 POS punon në telefonin, tabletin ose kompjuterin që keni. Nëse doni terminal të gatshëm me printer për kuponin, na kontaktoni dhe ju ndihmojmë.
Sa t'ju duhen, në një ose disa lokacione. I pari është në çdo paketë, secili shtesë kushton 9€ në muaj, dhe me paketën Faturimi ose Platforma, krejt shihen bashkë në telefonin tuaj.
Po, me paketën Faturimi ose Platforma. Shitjet e çdo POS-i shfaqen në Zen365 Mobile ndërsa ndodhin: sa dhe çfarë u shit, për secilin veç e veç.
