Rreth nesh

Zen365 është platforma e biznesit me AI, e ndërtuar në Kosovë për bizneset e vogla dhe të mesme. Duam që çdo pronar ta ketë biznesin para syve, pa letra, pa Excel dhe pa pritur fundin e muajit.

Ekipi i Zen365 duke punuar
Zen365 L.L.C.Prishtinë
SeliaRr. M. Fejza, Mati I
Ndërtuar përbizneset e Kosovës

Si filluam?

Pas shumë vitesh në teknologji dhe kontabilitet, i njohim nga afër problemet e një biznesi të vogël: arka në një vend, stoqet në fletore, faturat në Word dhe shifrat që mblidhen vetëm në fund të muajit.

Prandaj e ndërtuam Zen365: POS-in, faturat, stoqet dhe paratë në një platformë, me AI që ju përgjigjet nga të dhënat tuaja. Pronari e sheh biznesin nga telefoni, ndërsa kontabilisti i gjen krejt gati, në të njëjtin vend.

Jemi këtu që nga dita e parë: të dhënat nga programi juaj i vjetër i bartim ne dhe ju trajnojmë, falas.