Hapat e parë me Zen365
Nuk ka asgjë për të instaluar. Këto hapa i bëni një herë, e pastaj punoni normalisht.
Para se të filloni
Ju duhen vetëm numri unik i biznesit (NUI) dhe email-i i biznesit.
Krejt punohet në versionin web dhe në telefon. Në kompjuter nuk instaloni asgjë.
Katër hapat
- 01Hapni llogarinëEmri i biznesit, numri unik (NUI) dhe adresa. Zgjat rreth dy minuta.
- 02Bartni të dhënat që keniNëse vini nga një program tjetër ose nga Excel, na dërgoni eksportin dhe bartjen e bën ekipi ynë, falas. S'keni pse të filloni nga zeroja.
- 03Lëshoni faturën e parëShtoni një klient dhe një rresht, pastaj dërgojeni me email. Ose bëni shitjen e parë në POS.
- 04Fotografoni një shpenzimMerrni një faturë furnitori që e keni afër dhe fotografojeni. Do ta shihni si plotësohet vetë.
Me kaq, biznesi juaj është në Zen365. Prej këtu e tutje është puna e përditshme.
Çka ndodh pastaj
Shitjet, faturat dhe shpenzimet mblidhen në një vend, dhe i shihni në telefon që ditën e parë.
- Nëse keni kontabilist, i jepni qasje dhe i sheh krejt në kohë reale.
- Nëse diçka nuk përputhet gjatë bartjes, ju lajmërojmë ne.
- Për çdo pyetje, na shkruani ose na merrni në telefon.
Nuk e gjetët atë që kërkoni? Na shkruani te contact@zen365.ai.