Dokumentimi

Kalimi nga programi i vjetër

Bartja është pjesë e onboarding-ut dhe e kryen ekipi ynë. E mbyllim vetëm kur shifrat përputhen me programin e vjetër.

Çka bartet

  • Klientët dhe furnitorët, me të dhënat e tyre.
  • Artikujt dhe gjendja e stoqeve.
  • Bilancet hyrëse: gjendjet, borxhet e klientëve dhe detyrimet ndaj furnitorëve.
  • Historiku i faturave, sa vite prapa të doni.

Si rrjedh

  1. 01EksportiNa jepni eksportin nga programi aktual, fajllat në Excel ose qasje te të dhënat.
  2. 02KontrolliShohim çka ka brenda dhe ju themi qartë çka mund të bartet e çka duhet rregulluar.
  3. 03Puna paralelePunoni në të dy programet sa të jetë e nevojshme. S'keni pse të ndërroni menjëherë.
  4. 04KalimiKaloni në Zen365 kur bindeni se gjithçka është në rregull, pa u nxituar.
Bartja nga programi i vjetër është falas.

Nuk e gjetët atë që kërkoni? Na shkruani te contact@zen365.ai.