Zen365 AI dhe mjetet tuaja
Zen365 AI e përgatit punën, ju e aprovoni. Çdo veprim mbetet i regjistruar.
Zen365 AI brenda platformës
Kërkoni me fjalët tuaja çka ju duhet: një faturë si ajo e muajit të kaluar, një raport për një periudhë ose gjendjen e një klienti. Zen365 AI e përgatit, e ju e shihni para se të ruhet.
MCP në mjetet tuaja
MCP është një standard i hapur për lidhjen e asistentëve të AI-së me programe të tjera. Nëse përdorni ChatGPT ose Claude, mund të pyesni për biznesin tuaj direkt prej aty.
- Ju vendosni çka mund të lexojë dhe çka mund të ndryshojë lidhja.
- Autorizimet për lexim dhe për veprime janë të ndara.
- Qasjen mund ta ndërprisni kurdo, dhe çdo veprim mbetet i regjistruar.
Si lidhet
Adresa e konektorit është https://mcp.zen365.ai. S'ka çelës për të ruajtur e as diçka për të instaluar: kyçeni me llogarinë tuaj të Zen365.
- 01Hapni cilësimet e konektorëveTe Claude: Settings → Connectors → Add custom connector. Te klientët e tjerë kërkoni „MCP“ ose „custom connector“.
- 02Ngjitni adresënhttps://mcp.zen365.ai, asgjë më shumë.
- 03Kyçuni dhe zgjidhni organizatënHapet Zen365. Zgjidhni organizatën me të cilën do të punojë lidhja dhe lejoni qasjen.
- 04Lejoni mjetet kur t'ju pyesëHerën e parë që asistenti përdor një mjet, ju pyet. Zgjidhni „lejo gjithmonë“ dhe për atë mjet nuk ju pyet më.
Një lidhje punon me një organizatë. Nëse keni disa, bëni nga një lidhje për secilën, që asistenti të mos i përziejë të dhënat e tyre.
Udhëzimin për asistentin dhe disa pyetje për fillim i gjeni te faqja e MCP-së.
Kufijtë
Asistenti i jashtëm sheh vetëm të dhënat që ia lejoni ju, dhe vetëm kur ju i bëni një kërkesë.
Nuk e gjetët atë që kërkoni? Na shkruani te contact@zen365.ai.