Dokumentimi

POS-i dhe stoqet

Me çdo shitje në POS, stoqet përditësohen në çast. Në mbrëmje s'keni çka të barazoni.

Shitja

Çdo shitje regjistrohet menjëherë në kontabilitet, i zbret stoqet e artikullit dhe e printon kuponin fiskal. S'keni çka të eksportoni e as të rishkruani.

Kur ndalet interneti, POS-i vazhdon të shesë dhe sinkronizohet vetë sapo interneti kthehet.

Gjendja e stoqeve

Shitja i zbret stoqet, fatura e furnitorit i rrit. Gjendja është e njëjtë në POS, në telefon dhe në kompjuter.

  • Njoftim kur një artikull po mbaron.
  • Njoftim edhe për artikujt që nuk po shiten dhe ju mbajnë para të bllokuara.
  • Stoqe me variante për madhësi, ngjyrë ose model.

Mbyllja e ditës

Paratë i numëroni një herë. Nëse del ndonjë diferencë, ajo regjistrohet veçmas dhe nuk humb brenda totalit të ditës.

Nuk e gjetët atë që kërkoni? Na shkruani te contact@zen365.ai.