Lëshoni dhe ndiqni faturat
Fatura që e lëshoni në Zen365 shkon te klienti dhe regjistrohet në kontabilitet njëkohësisht. S'keni pse ta shkruani dy herë.
Lëshimi i faturës
Zgjidhni klientin, shtoni rreshtat dhe dërgojeni. TVSH-ja llogaritet vetë, sipas normës së secilit artikull.
- 01KlientiZgjidheni nga lista ose shtojeni aty për aty. Të dhënat ruhen për herën tjetër.
- 02RreshtatArtikulli, sasia dhe çmimi. Nëse artikulli është në listë, çmimi dhe TVSH-ja plotësohen vetë.
- 03AfatiCaktoni sa ditë ka klienti për ta paguar. Prej atij afati e ndiqni borxhin.
- 04DërgimiMe email te klienti, ose shkarkoni PDF-në nëse ju duhet në letër.
Faturë 2026-0418E lëshuar
Shërbim mujor240,00
TVSH 18%43,20
Totali283,20€
Shembull, jo të dhëna të një klienti real.
Kur klienti paguan
Shënojeni faturën si të paguar, ose lëreni pagesën në bankë ta lidhë vetë me faturën kur të vijë. Rezultati në kontabilitet është i njëjtë.
Faturat që e kanë kaluar afatin pa u paguar ju shfaqen veçmas. Janë paratë që klientët jua kanë borxh.
Nga telefoni
Faturën mund ta lëshoni edhe nga Zen365 Mobile. Klienti e pranon menjëherë me email.
Nuk e gjetët atë që kërkoni? Na shkruani te contact@zen365.ai.