Përshtatur për çdo industri

Një restorant nuk punon si një autoservis. Zen365 është e njëjta platformë, e përshtatur për mënyrën si punon industria juaj. Zgjidhni tuajën dhe shihni çka ndryshon konkretisht.

S'ka nevojë më tutje për fletore, Excel apo disa programe

Shumica e bizneseve e drejtojnë ditën me një arkë fiskale, një fletore, një skedar Excel dhe shumë telefonata. Zen365 i bashkon në një vend.

POS-i në një program, stoqet në fletore, faturat në Word.

POS-i, stoqet dhe faturat në një platformë, të lidhura mes tyre.

„Sa shita sot?“ Duhet të jeni në lokal për ta ditur.

Shitjet e ditës në telefon, kudo që jeni.

Stoqet numërohen në fund të muajit, kur diçka ka mbaruar prej kohësh.

Stoqet zbresin me çdo shitje dhe ju lajmërojnë para se të mbarojnë.

Një program i instaluar në një kompjuter, që e njeh vetëm një person.

Punon në telefon, tablet dhe kompjuter, për krejt ekipin.

Faturat e furnitorëve mblidhen në një kuti deri në fund të muajit.

Fotografoni faturën dhe ajo hyn menjëherë. Kontabilisti juaj e sheh në kohë reale.

Nuk ju duhet të ndërroni mënyrën si punoni. Vetëm vendin ku e shënoni.