Dini çka keni në raft dhe sa ju kushton.
Çdo shitje në POS e zbret stokun, çdo blerje nga furnitori e rrit. Gjendjen e vërtetë e shihni në çdo moment, nga kompjuteri ose nga telefoni.
Në market, dita nis me furnitorin te dera dhe mbyllet me arkën e mbrëmjes. Në mes shiten qindra artikuj, shumica me çmime që ndryshojnë shpesh. Me Zen365, çdo shitje në POS e zbret stokun e atij artikulli, ndërsa faturën e furnitorit e fotografoni sapo t'ju vjen malli, pa e shkruar me dorë. Para se të porositni, e dini çka po mbaron dhe çka po qëndron në raft pa u shitur. Në fund të ditës s'keni nevojë të numëroni për ta ditur sa keni shitur: e shihni në telefon, edhe kur jeni në shtëpi.

Stoqet · tani3 po mbarojnë
Kafe 1 kg4
Qumësht 1 L2
Artikuj gjithsej1.248
Si duket sot
- Stoqet numërohen me dorë dhe asnjëherë nuk përputhen me faturat.
- Nuk e dini cili artikull ju sjell fitim e cili veç zë vend në raft.
- Faturat e furnitorëve në letër humbin para se të regjistrohen.
Me Zen365
- Stoqet zbresin me çdo shitje në POS, në kohë reale.
- Njoftim kur një artikull po mbaron.
- Shitjet dhe fitimi për çdo artikull, pa tabela shtesë.
- Faturat e furnitorëve regjistrohen sapo t'i fotografoni.