Pjesa, puna dhe fatura, në një vend.
Pjesët e këmbimit në stok, puna e dorës në faturë dhe klienti që e pranon faturën me email para se të marrë veturën.
Në autoservis, vetura del sot, por pjesa që u ndërrua duhet të faturohet, të dalë nga stoku dhe ndonjëherë të paguhet më vonë. Me Zen365 i bëni të gjitha në një vend: faturën për klientin me pjesët e punën, stokun e pjesëve që ulet vetë dhe borxhet e klientëve me afatin e tyre. Kur pjesët vijnë nga furnitori, faturën e fotografoni dhe hyn menjëherë si blerje.

Faturë 2026-0184Dërguar
Pjesë186,00€
Punë dore105,00€
Totali291,00€
Si duket sot
- Pjesët merren nga rafti dhe nuk shënohen askund.
- Fatura shkruhet me dorë, ditë më vonë.
- Nuk dihet kush ka paguar dhe kush jo.
Me Zen365
- Pjesët dhe puna e dorës në të njëjtën faturë.
- Stoqet e pjesëve zbresin sapo i shisni.
- Fatura me email nga telefoni, para se klienti të largohet.
- Borxhet sipas klientit, me afatin e pagesës.