Nga mielli te kuponi, çdo gjë në një vend.

Shitjet e ditës, faturat për klientët e rregullt dhe blerjet e lëndës së parë, në të njëjtën platformë, që ta dini çka po fitoni çdo ditë.

Furra punon kur qyteti fle. Në mëngjes buka del e freskët, ndërsa pastat e tortat shpesh i porosisin klientët e rregullt ose kafenetë e lagjes. Zen365 i mban të dyja: kuponin fiskal për atë që blen një bukë dhe faturën për kafenenë që merr çdo ditë e paguan në fund të muajit. Mielli, sheqeri e gjalpi hyjnë si blerje, kështu që e shihni sa ju kushton prodhimi dhe sa po fitoni prej tij.

Furrtari duke punuar në furrë
Sot · FurraNë kohë reale
Bukë412 copë
Pastë96 copë
Shitjet684,20€

Si duket sot

  • Çmimi i lëndës së parë ndryshon, ndërsa çmimi i shitjes mbetet i njëjtë.
  • Klientët e rregullt, si kafenetë, paguajnë me vonesë dhe askush s'i ndjek.
  • Shitjet e ditës s'i krahasoni me asgjë.

Me Zen365

  • POS-i me kupon fiskal për çdo shitje.
  • Fatura për klientët e rregullt, me borxhin e secilit para syve.
  • Blerjet e lëndës së parë nga furnitorët, me çmimet e fundit.
  • Shitjet e sotme krahasuar me javën e kaluar, në telefon.