Nga lënda e parë te fatura e shitjes.

Lënda e parë dhe materialet hyjnë si blerje, prodhimi del si shitje, dhe ju shihni sa po fitoni çdo muaj.

Në prodhim, lënda e parë blihet gjatë gjithë vitit, ndërsa malli i gatshëm shitet me shumicë, me pakicë ose online te blerësit. Me Zen365, blerjet nga furnitorët hyjnë me një fotografi të faturës, kurse shitjet faturohen e dërgohen në mënyrë digjitale. Për secilin blerës e shihni sa ka paguar e sa ka mbetur. Kështu e dini çdo muaj sa ju kushton prodhimi dhe sa po fitoni, pa pritur bilancin e vitit.

Ambient prodhimi
Viti 2026Deri sot
Blerjet3.840€
Shitjet9.120€
Fitimi5.280€

Si duket sot

  • Blerjet bëhen gjatë krejt vitit dhe nuk krahasohen me shitjet.
  • Shitjet faturohen me vonesë.
  • Nuk dihet cili blerës ka paguar dhe cili jo.

Me Zen365

  • Blerjet nga furnitorët, nga një fotografi.
  • Fatura për blerësit, e dërguar me email.
  • Borxhet sipas blerësit, me afatin e pagesës.
  • Shitjet dhe blerjet e muajit, krahas njëra-tjetrës.