Drejto biznesin me .Zen 禅(ぜん)Në japonisht, mendje e qetë. Në biznes: i sheh krejt numrat qartë dhe vendos pa stres. Ky është Zen365.
Sa kam shitur sot? Sa fitova këtë muaj? Kush më ka borxh? Sa kam me pagu tatim?
Pyete Zen365 AI. Ta tregon menjëherë, prej shitjeve, faturave e bankës, në kohë reale.
- Pa instalim, komplet online
- Softuer Elektronik Fiskal i certifikuar nga ATK
Mirëmëngjes, Arta
Sot
Shitjet sot
1.842,60€
+12% nga e shtuna e kaluar · 64 shitje
Fitimi, shtator
7.240€
TVSH e muajit
1.104€

Shitje e re · POS 17,40€, me kartë
Kafe Bardhi pagoiFatura 2026-0041 · 590€
Krejt biznesi, në një ekran
Sa keni shitur, sa keni shpenzuar dhe sa keni fituar. Paratë në bankë dhe faturat që s'janë paguar ende. Krejt në një vend, në PC, laptop, tablet ose telefon.

Pyesni. Zen365 përgjigjet.
Pyesni kush ju ka borxh, cilat produkte po mbarojnë në stoqe, ose krijoni një faturë të shitjes, me fjalët tuaja. Zen365 AI e bën gati atë kërkesë, ju e aprovoni.
- Brenda Zen365, aty ku punoni çdo ditë.
- Edhe nga ChatGPT ose Claude.
- Asgjë s'dërgohet pa e aprovuar ju.
Gjithçka që i duhet biznesit tuaj
Filloni me pakon që ju duhet sot dhe shtoni pjesën tjetër kur të rritet biznesi. Të dhënat i keni krejt në një vend.
Për çdo lloj biznesi
E njëjta platformë, e përshtatur për mënyrën si punoni ju.
Pyetjet e shpeshta
POS-i 9€, Faturimi 19€ dhe komplet Platforma 39€, secila me POS-in e parë brenda. POS-i shtesë kushton 9€ në muaj. Çmimet janë me TVSH.
Llogaria në Zen365 hapet për pak minuta. Klientët, furnitorët, produktet dhe stoqet nga programi juaj i vjetër i bartim falas.
Jo. Zen365 punon online, pa instalim, dhe Zen365 POS punon në pajisjen që keni. Ju duhet vetëm një printer termik për të shtypur kuponët fiskalë. Na kontaktoni në +383 45 108 656 dhe ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur.










