Integrimet dhe MCP
Lidheni Zen365 me ChatGPT, Claude dhe mjetet që përdorni çdo ditë, me qasje të kontrolluar te të dhënat dhe veprimet e biznesit tuaj.
MCP është një standard i hapur për të lidhur asistentë të AI-së me sisteme reale. Zen365 e ofron atë lidhje, që të pyesni për biznesin tuaj ose të kryeni veprime nga mjedisi që tashmë përdorni.
- Autorizime të ndara për lexim dhe për veprime.
- Çdo veprim i regjistruar dhe i gjurmueshëm.
- Qasja revokohet në çdo kohë.

Pyetni me fjalët tuaja
Sa kam shitur këtë muaj krahasuar me të kaluarin? Përgjigjja vjen nga shitjet dhe faturat tuaja reale, jo nga një përmbledhje e përgjithshme.
Kryeni veprime
Lëshoni një faturë, regjistroni një shpenzim ose nxirrni një raport pa hapur Zen365, kur kjo ju kursen kohë.
Qasje e kufizuar me qëllim
Ju vendosni çfarë mund të lexojë dhe çfarë mund të ndryshojë lidhja. Veprimet regjistrohen dhe mund të revokohen në çdo kohë.
Punon me mjetet që keni
Çdo klient që flet MCP mund të lidhet. Nuk ju detyrojmë të ndërroni mjedisin tuaj të punës.
Si lidhet
Katër hapa, një adresë. Nuk ka çelës për të ruajtur dhe nuk ka gjë për të instaluar.
https://mcp.zen365.aiHapni cilësimet e konektorëve
Te Claude: Settings → Connectors → Add custom connector. Te klientët e tjerë kërkoni „MCP“ ose „custom connector“.
Ngjitni adresën
Vetëm kaq: https://mcp.zen365.ai. Pa çelës, pa fjalëkalim - kyçja bëhet në hapin tjetër, brenda Zen365.
Kyçuni dhe zgjidhni organizatën
Hapet Zen365 në shfletues. Zgjidhni organizatën me të cilën do të punojë lidhja dhe lejoni qasjen.
Lejoni mjetet kur t'i kërkojë
Herën e parë që asistenti përdor një mjet, ju pyet. Zgjidhni „lejo gjithmonë“ dhe ai mjet nuk pyet më.
Udhëzimi për asistentin
Ngjiteni një herë në fillim të bisedës. I thotë asistentit të marrë shifrat nga të dhënat tuaja, të mos pyesë për gjëra që i ka të qarta, dhe të presë miratimin tuaj para se të shkruajë diçka.
Ke qasje te Zen365, platforma e biznesit tim, përmes MCP.
Si dua të punosh:
- Shifrat merri gjithmonë nga mjetet zen365_*. Mos llogarit nga kujtesa dhe mos shpik asnjë vlerë. Nëse një mjet nuk kthen të dhëna, thuaje këtë.
- Kur jep një shifër, thuaj edhe periudhën dhe monedhën.
- Për pyetje leximi vepro drejtpërdrejt. Mos më pyet për lokacionin, numrin e dokumentit apo statusin kur ka një vlerë të arsyeshme të parazgjedhur - zgjidh vetë dhe thuaj çfarë zgjodhe.
- Para çdo veprimi që shkruan diçka (faturë, shpenzim, pagesë, finalizim), më trego të dhënat kryesore dhe prit që unë të them „po“.
- Nëse një mjet kthen gabim lejeje, thuaj cila leje mungon në vend që të provosh rrugë tjetër.
- Përgjigju shqip dhe shkurt. Tabela kur ka disa rreshta.Pyetjet e para
Klikoni për ta kopjuar. Pyetjet lexojnë; kërkesat për punë ndalen te ju për miratim para se të ruhet gjë.
Pyetni
Kërkoni punë
Pyetjet e shpeshta
Vetëm ato që ju zgjidhni të ekspozoni, dhe vetëm kur ju e nisni kërkesën. Lidhja kontrollohet nga ju dhe mund të ndërpritet menjëherë.
Referenca teknike gjendet te faqja e API-së. Nëse ju duhet ndihmë për konfigurim, na shkruani.